Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
SPAK 3 kërkesa Emirateve të Bashkuara për Florenc Çapjan, pritet ekstradimi nga Dubai, Klajdi Dokoli kërkon lirinë: Jam me tumor
Detaje të reja kanë dalë nga dosja e Florenc dhe Ardian Çapja, për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir, më 15 gusht 2012.
Sipas News 24, SPAK i është drejtuar Emirateve të Bashkuara me 3 kërkesa për Florenc Çapjan duke kërkuar që t'i komunikohet mbyllja e hetimeve, dërgimi çështjes në gjyq dhe kërkesa për t'u ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë.
Ndërkohë Çapja ka dorëzuar në Dubai kërkesën për azil politik dhe nuk dihet nëse do të ekstradohet në Shqipëri.
Mes të arrestuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beiqirit, veç Ardian dhe Florenc Çapja, është edhe miku i tyre, Klajdi Dokoli. Ky i fundit ka kërkuar lirimin duke pretenduar se vuan nga një sëmundje tumoriale. Seanca gjyqësore është shtyrë deri në përfundim të ekspertizës mjeko-ligjore.
Bazuar në faktet që sjell dosja e SPAK, vrasja e Gentian Beqirit ishte planifikuar nga fisi Çapja, si hakmarrje pas vrasjes se Sokol Çapjas në vitin 2005. Prej vrasjes se Sokol Çapjas, Gentian Beqiri u dënua me masën e sigurisë "Arrest Shtëpie" dhe banesa e tij ishte nën kontrollin e efektivëve të policisë.
Florenc dhe Ardian Çapja kishin konstatuar se Beqiri vizitohej vazhdimisht nga Ervis Bardhi dhe Etjen Cani dhe vendosën të takohen nga afër me këta të dy, ku i pranishëm ishte edhe Klajdi Dokoli.
Ata kërcënuan me jetë Ervis Bardhin, nëse nuk do të bashkëpunonte me ta për vrasjen e Gentian Beqirit. Ditën e vrasjes, Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani monitoruan çdo lëvizje të nënës së Beqirit, ndërsa Olsi Leka dhe Ervis Bardhi mbërritën me një automjet.