Flash News

E-TJERA

SPAK me "dorë të hekurt", mbi 10 të arrestuar për korrupsion në Gjykatën e Krujës, në pranga edhe Enkelejda Hoxha

SPAK me "dorë të hekurt", mbi 10 të arrestuar për
Foto ilustruese

SPAK-u ka lëshuar një sërë urdhër-arrestesh për zyrtarët e Gjykatës së Krujës.

Në pranga ka rënë edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Deri tani janë janë ndaluar të paktën 10 zyrtarë të Gjykatës së Krujës për korrupsion. Është arrestuar edhe kryesekretarja e gjykatës, Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku

Kush është Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha nuk është hera e parë që përflitet në media pasi më herët ajo ka lënë të lirë disa nga eksponentët më rrezikshëm të botës së krimit. Nën hetim për hapjen e dyerve të burgut të disa prej të dënuarve më të rrezikshëm në vend mes tyre Indrit Dokles, Ilir Pajës, Genc Tafilit, dhe Rexhep Rrajes djalit të deputetit socialist Rahman Rraja, emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha është i përfshirë edhe në lirimin nga burgu të Hekuran Billës.

Të fundit