Flash News

E-TJERA

SPAK bën bilancin: U sekuestruan 259 mijë euro, janë regjistruar 18 procedime, 11 të lidhura me korrupsion

SPAK bën bilancin: U sekuestruan 259 mijë euro, janë regjistruar

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin e punës për muajin Mars. Sipas SPAK janë paraqitur 19 kallëzime penale, nga të cilat, për 7 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

SPAK ka regjistruar 18 procedime penale nga të cilat 7 prej tyre për vepra të lidhura me krimin e organizuar dhe 11 të tjera për vepra të lidhura me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 20 personave nën hetim.

Në kuadër të kigjit-antimafia, gjykata ka dhënë një vendim për sekuestrim, nga i cili janë sekuestruar: 8 pasuri të paluajtshme dhe 2 llogari bankare me vlerë rreth 259.000 euro.

“Janë kthyer 45 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar gjithsej 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto, të gjitha vendimet kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Apelit , ku 3 vendime nga Gjykata e Posaçme e Apelit janë ndryshuar me shënimet përkatëse dhe 2 janë lënë në fuqi. Janë nxjerrë gjithsej 48 urdhra ekzekutimi për 48 persona të dënuar”, njofton SPAK.

Për 2 persona Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm dhe për 1 tjetër ka vendosur pafajësinë. Për 20 të dënuar, gjykata ka urdhëruar sipas vendimeve përkatëse që në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal t’iu hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike.

“Për 3 vendime penale të formës së prerë janë nxjerrë urdhëra ekzekutimi për disponimin e provave materiale ku është bërë konfiskimi apo kthimi i tyre sipas vendimmarrjes se gjykatës.

Janë zbardhur dhe miratuar nga prokurorët e posaçëm 20 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 2 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike. Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për përfundimin e dënimit alternativ dhe u është dërguar Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës ku kanë vendbanimin e tyre, për 2 shtetas”, shton SPAK.

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë dhe janë dërguar 16 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja. Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas SPAK, 17 kërkesa zyrtare iu janë dërguar institucioneve në përgjigje të informacioneve që kanë kërkuar.

Të fundit