Flash News

E-TJERA

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken, për çfarë akuzohet

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken, për çfarë
Zamira Rami.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-kryetaren e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami.

Kjo e fundit akuzohet për "Shpërdorim detyre", pasi ka dhënë urdhër për prishjen e dy objekteve, të cilat ishin të ligjshme. Rami do t’i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar nga GJKKO.

Ndërkohë për katër ish-punonjës të bashkisë së Gjirokastrës u vendos pushimi i çështjes. Sipas SPAK, për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, Rami ka urdhëruar prishjen e objekteve të dy qytetarëve, duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë.

Zamira Rami u zgjodh në krye të bashkisë Gjirokastër në vitin 2015 si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 2019, Rami nuk kandidoi për një mandat të dytë.

 

Të fundit