Flash News

E-TJERA

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Pogradecit për shkelje të barazisë në tendera, tentoi të pengonte procesin zgjedhor

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Pogradecit për shkelje
Eduard Kapri

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar në gjyq ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kaprin. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe se tentoi të pengonte procesin zgjedhor të 30 qershorit në 2019-ën. Për gjykim janë dërguar edhe ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.

Për shkelje të barazisë ne tendera apo ankande publike akuzohen edhe ish-zëvëndëskryetari i Bashkisë Pogradec Avdulla Cano, ish-koordinatori i Njësive Administrative Nexhmi Torra, ish-drejtoresha e Qendrës Arsimore Enkeleida Kllomollari, ish-punëtorët e mirëmbajtës në Qendrën Arsimore Gurali dhe Safet Blaceri.

SPAK bën me dije se akti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27 tetor të 2017-ës nga Bashkia Pogradec.

Nga hetimi ka rezultuar se  Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Ndërsa fakti i dytë lidhet me një ngjarje që ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2019, ku janë arrestuar në flagrancë Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar se Eduart Kapri në bashkëpunim me Safet dhe Gurali Blaceri kanë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve.

Të fundit