Flash News

E-TJERA

SPAK del duarbosh, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj nuk u gjetën në banesë

SPAK del duarbosh, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj nuk u gjetën në

Një operacion i SPAK dhe BKH-së u krye në zonën e Kodrës së Diellit, pas hetimit për tenderat tek AKSHI.

SPAK lëshoi në total 8 masa sigurie, nga të cilat, janë ekzekutuar vetëm 6.

Agjentët kryhen kontrolle në rezidencën Kodra e Diellit ku mësohet se banon biznesmeni Ermal Beqiraj, por ky i fundit nuk u gjet në banesë. As Ergys Agasi nuk është gjetur nga policia.

Të dy janë shpallur në kërkim, pasi SPAK ka caktuar ndaj tyre masën “arrest në burg”.

Dy biznesmenët, bashkë me drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaja dhe zyrtarë të tjerë, akuzohet për grup të strukturuar kriminal në tendera.

Të fundit