Flash News

E-TJERA

SPAK dërgon në Gjykatë kërkesën për krahun e djathtë të Ramës

SPAK dërgon në Gjykatë kërkesën për krahun e

Kuvendi i ka dhënë dritën jeshile arrestimit të ish ministrit Arben Ahmetajt.

Vendimi i Parlamentit për heqjen e imunitetit të Ahmetajt ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, pak orë më parë, sakaq SPAK e ka dërguar kërkesën e arrestit me burg në Gjykatën e Posaçme.

Duke qenë se ish-zv/kryeministri prej së premtes ka lënë Shqipërinë, pas procedurave standarde si kontrolli i banesës së Ahmetajt, apo njerëzve të tij të afërt ku mund të jetë, pritet që ai të shpallet në kërkim ndërkombëtar, për 3 akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij.

Vetë ish-zyrtari i lartë socialist, në një reagim të bërë sot në rrjetet sociale, mohoi akuzat për përfshirjen e tij në tenderimet e inceneratorëve, e madje paralajmëroi se ditë pas dite do të zbardhë të vërtetën e tij.

Të fundit