Flash News

E-TJERA

SPAK dhe Antimafia italiane godasin grupin italo-shqiptar, mashtrime deri në 13.5 mln euro me taksat

SPAK dhe Antimafia italiane godasin grupin italo-shqiptar, mashtrime deri

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bashkë me Antimafian Italiane, kanë goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e mashtrimit me tatim taksat.

SPAK njofton se bëhet fjalë për mashtrime me shuma të cilat variojnë nga 1.1 milionë euro deri në një total prej 13.5 milionë euro në 12 vite. Mashtrimet bëheshin me tatim taksat, fatura fiktive apo duke pastruar para.

Nën hetim janë vënë edhe këta shtetas shqiptarë: Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami, dhe Albiona Zaj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, thekson SPAK.

Pjesë e aktiviteteve të këtij grupi, janë krime përmes blerjeve ose dhënien me qira të 31 bizneseve, restorantesh në qendër të Firences, dy hoteleve, bizneseve të makinave me qira, një kompanie prodhimi birre, Aksionet e një klubi futbolli amator në Ischia qe u blenë gjithashtu me të ardhura të paligjshme. Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan.

Paratë sipas Antimafias italiane përveç rasteve të investuara në bizneset që janë radhitur më poshtë, janë riinvestuar nga të dyshuarit në mallra luksi. Janë një sërë restorantesh e hotelesh që po kalojnë në sitë, ku shumica prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve:

Osteria del Proconsolo,

Il Cavallino,

Gustavino Enoteca Ristorante,

Braceria dei Tre Amici,

Ponte Veçhio,

Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria,

Bisteçheria Santa Croce,

Trattoria de Pitti, Orcagna,

Hosteria Antico Bottaio,

Sasso di Dante,

Santa Maria Novella,

Casa del Vin Santo,

Osteria da Caterina,

Locanda Fiorentina,

Trattoria Giovanni,

Lo Spuntino di Pesce,

Museo della Bisteça,

Osteria San Fiorenzo,

Borgo Saçardi,

Tre Pepi,

Osteria Le Pietre Bisteçheria,

La Tenda Rossa (ex Rossopomodoro),

Cimatori 30 Osteria,

Il Caminetto, Palapa,

l’hotel Ferdinando II De’ Medici,il bed & breakfast Black 5 Florence.

Të fundit