Flash News

E-TJERA

"SPAK dhe BKH kanë prova", gazetarja: Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin

"SPAK dhe BKH kanë prova", gazetarja: Balluku nuk do e

Gazetarja Anduena Llabani ka folur lidhur me hetimet që SPAK po kryen ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

E ftuar në studion e News24, sipas Llabanit, hetimet e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë në një fazë të avancuar dhe përfshijnë edhe bashkëpunëtorë të afërt të zv/kryeministres, por jo familjarë të saj.

“Ka emra që janë bashkëpunëtorë të Ballukut nën survejimin e SPAK. Ajo që di është se SPAK dhe BKH kanë bërë punën inteligjente dhe verifikimin e veprimtarive. Mjafton që t’i sekuestrohet celulari Ballukut dhe provat do të jenë të pakontestueshme. Të qenit në pozita superiore të bën shpesh të pakujdesshëm, por edhe budalla,” deklaroi Llabani.

“Janë marrë shumë të dhëna që e çojnë deri në kërkesën për marrjen e Ballukut si e pandehur. Kjo tregon se faktet dhe provat janë aty. SPAK sot është në momente decizive, por nuk besoj se Balluku do e festojë Shën Valentinin,” u shpreh ajo me ironi.

Llabani theksoi se SPAK po vepron nën vëzhgimin e ngushtë të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-së.

“Në politikën shqiptare ka shumë intriga. Palët tradhtojnë njëra-tjetrën dhe përdorin informacionin që kanë për të rrëzuar kundërshtarët. SPAK mund të duket si institucion vulnerabël, por po bën një punë serioze, me kërkesë dhe nën monitorimin e SHBA-ve. Dosjet si ajo e McGonigal dhe e Ballukut nuk kanë dalë nga SPAK, por nga kundërshtarët politikë. Diçka luhet, por nuk mendoj se SPAK është pjesë e këtyre konjukturave,” përfundoi Llabani.

Të fundit