Flash News

E-TJERA

SPAK dhe GJKKO shpëtojnë Pjerin Ndreun, pushojnë çështjen ndaj kryebashkiakut

SPAK dhe GJKKO shpëtojnë Pjerin Ndreun, pushojnë

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ndreu u hetua për shpërdorim detyre, por SPAK vlerësoi se kryebashkiaku nuk e kishte konsumuar veprën penale.

Ndreu u kallëzua në strukturën e posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen “Xhenjo”. 

Partia Demokratike e akuzon Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim u vendosën edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës.

Të fundit