Flash News

E-TJERA

SPAK do hetojë 21 janarin, Lubonja: Vendim i PS-së, nuk ka drejtësi të pavarur

SPAK do hetojë 21 janarin, Lubonja: Vendim i PS-së, nuk ka

SPAK ka marrë në hetim ngjarjen e “21 Janarait” për protestuesit e vrarë në këtë datë në vitin 2011. Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News24 u shpreh se këto janë vendime që merren nga PS, duke shtuar se nuk ka drejtësi të pavarur. Lubonja theksoi se përgjegjës për ngjarjen e rëndë janë të dyja palët.

Për vendimin për 21 janarin, do të thosha se këto janë vendime të PS, nuk ka drejtësi të pavarur. Ngjarja është e rëndësishme, por se nuk është bërë asnjëherë drejtësi, por është instrumentalizim politik.

Kjo sepse nëse do të bëhej drejtësi e vërtetë, përgjegjësit për vrasjet janë të dyja palët. Unë shoh përgjegjëse të dyja palët, të dyja palët duhen hetuar”, tha Lubonja.

Mendoj se maxhoranca ka shumë gurë, që i lëviz këtej e andej. Edhe marrëveshjet janë strategji, që bëhen më së shumti për interesa të maxhorancës.

Me këtë marrëveshje, duket sikur maxhoranca po e njeh Rithemelimin. Edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar normalitet në parlament. Edi Rama ka dhënë dy çështje për hetime, pse nuk i dha të gjitha çështjet për hetim.

Jep për hetim atë që dëshiron Rama. Duhet të tërhiqej ligji i ri për Komisionet Hetimore. Kjo që u arrit mund ta kthejë edhe opozitën një fasadë në parlament.

Opozita ka nevojë për një mbështetje më të madhe të njerëzve. Gjithashtu opozita duhet të reflektojë edhe për bashkim sa më të gjerë, por duket se nuk kanë fuqi për këtë punë. Me këtë situatë, Rama merr më tepër fitore se opozita.

Për Ramën, legjitimimi ndërkombëtar është i rëndësishëm. Duhet që të gjithë opozitarët, pavarësisht dallimeve, të bashkohen dhe të mendojnë për rikthimin e demokracisë.

Duhet menduar për rezistencë, pastaj për fitore, e cila ndoshta vjen edhe për faktin se maxhoranca mund të shkatërrohet së brendshmi”, deklaroi Lubonja.

Të fundit