Flash News

E-TJERA

SPAK e konfirmoi si 'person në hetim', ja ku u shfaq sot Belinda Balluku

SPAK e konfirmoi si 'person në hetim', ja ku u shfaq sot Belinda

Një ditë pasi kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, komentoi për herë të parë të hënën hetimet e nisura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë raportimit në një seancë plenare maratonë, kjo e fundit u shfaq sot publikisht. 

Ajo prezantoi sot ish-ministrin e Albin Kurtit, Liburn Aliun, si kreun e Portit të Durrësit. 

Ndërkohë që dje, Belinda Balluku duhej të paraqitej në SPAK për hetimet ndaj saj, Dumani deklaroi nga foltorja e Kuvendit pasi u pyet nga deputetët e opozitës se “Lidhur me çështjen, është çështje në hetim dhe nuk kam komente për të dhënë".

Numri i dy i qeverisë, Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Ajo ishte thirrur në SPAK të hënën, por nuk u paraqit pranë kësaj prokurorie. Në Facebook, Balluku po dje postoi foto nga një vizitë pune në Bukuresht të Rumanisë.

Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion. Është ende e paqartë se për cilën nga çështjet e denoncuara është regjistruar procedimi penal.

 

 

Të fundit