All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

SPAK ‘e sanksionoi’, gazetari: Respektoj vendimin, por do publikoj materialet e kolegëve

All - Paragraf - 1

SPAK ‘e sanksionoi’, gazetari: Respektoj vendimin, por do publikoj

SPAK nxori një urdhër dje ku ndalonte gazetarin e Ora News, Elton Qyno, të publikonte informacione të pjesshme ose të plota nga dëshmia e Nuredin Dumanit, deri në përfundim të hetimeve.

All - Paragraf - 3

I ftuar në Abc News, gazetari tha se do të respektojë vendimin e SPAK, ndërsa po kërkon një mënyrë për të ndjekur ligjërisht urdhrin.

“Do respektoj vendimin e tyre se e arritën qëllimin. Nëse ligjërisht po shikoj mundësinë për të goditur këtë urdhër. Do mundohem ta realizoj nëpërmjet gjykatës. Nëse nuk ka mundësi do presim deri në një moment të dytë”, tha Qyno.

Ndërkaq, Qyno paralajmëroi se mund të publikojë materiale rreth Dumanit, nëse kolegë të tjerë e bëjnë dhe gazetari do t’i përdorë si referenca.

“Nëse materiali gjendet nga gazetarë të tjerë unë do i publikojë. Unë kam stopuar që nga dje. Kjo bëhet në periudhë kohe. Nëse dikush boton. Edhe unë do vazhdojë. Ata thonë që e paskam vetëm unë. Ndaj u mor urdhri dhe ndaj. Më thanë që t’i mbaje dhe lexoje për vete. Nëse e publikoj do kem unë probleme”, shtoi Qyno.

Të fundit