
Flash News
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, sekuestrohen pistoleta dhe automatikë, 10 të arrestuar
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Përplasen 4 makina në Fier, dy persona të lënduar
Mbante armë në banesë! Arrestohet një person në Maliq
BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës
SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave
Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit, e hetuar prej vitit 2015, dyshohet se është përfshirë në një skemë ndërkombëtare kontrabande në bashkëpunim me punonjës të Doganave, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej më shumë se 36 milionë eurosh.
Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një grup të strukturuar kriminal në fushën e kontrabandës me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, me një dëm të dokumentuar prej më shumë se 36 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit, zbulon një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme.
Sipas njoftimit të publikuar të mërkurën nga SPAK, 36 persona janë nën hetim për kontrabandën e cigareve, mes të cilëve 29 janë punonjës të strukturave doganore që dyshohet se janë implikuar në këtë skemë. Katërmbëdhjetë persona po hetohen në masën e arrestit me burg, ndërsa për të tjerët janë vendosur masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Në qendër të skemës së kontrabandës është, sipas SPAK, kompania “Albanian Tabak Fabrika e Cigareve” dhe pronarët e saj të mëparshëm, Ilir dhe Darjo Jashari. Prej shkurtit të këtij viti, kompania e prodhimit të cigareve, Albania Tabak u ble nga kompania “EA TOBACCO” në pronësinë e Ergys Agasit – një personazh kontrovers i akuzuar nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj si ‘’koordinatori mes kryeministrit Edi Rama dhe grupeve kriminale”.
Agasi, i cili i ka hedhur poshtë akuzat e Ahmetajt si “thashetheme”, nuk ishte i arritshëm nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Edhe Prokuroria e Posaçme nuk iu përgjigj pyetjes nëse pronari i ri i fabrikës ishte pjesë e hetimit.
SPAK deklaroi se të dyshuarit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas në ato të Bashkimit Evropian, duke përdorur një skemë të sofistikuar. Sipas hetimit, subjekti tregtar, Albanian Tabak ishte pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” nga Dogana Shqiptare dhe prodhonte paketa cigaresh me regjimin fason për llogari të një firme porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.
Megjithatë, nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar përcakton destinacionin, i cili sipas SPAK rezulton inekzistent.
“Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas ka shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore,” tha SPAK.
Nga hetimet e kryera krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup i strukturuar kriminal, me një veprimtari me qëllim fitimi ekonomik të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e rreth 3.6 miliardë lekëve ose 36 milionë euro dhe një dëm prej 10 milionë eurosh në vetëm katër raste të dokumentuara kontrabandimi në tregun e BE-së. Në një tjetër rast, nëse kalimi kontrabandë i sasisë së cigareve do të ishte realizuar, do të kishte shkaktuar një dëm prej rreth 2.8 milionë eurosh.
Sipas hetimeve të SPAK, për të realizuar këtë veprimtari kanë ndihmuar struktura të caktuara të doganës që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos shoqëruar ngarkesat deri në dalje nga territori i Shqipërisë. Po ashtu, kontrabanda është legjitimuar dhe përmes çlirimit të eksportit fiktiv në sistemin “Asycuda World”, që tregonte sikur sasitë e cigareve kanë dalë nga Shqipëria në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore.
Tjetër shmangie nga detyrimet doganore në vendin ku janë destinuar për t’u shitur është realizuar përmes prodhimit të paketave të cigareve pa pullë fiskale, veprimtari që sipas SPAK është në kundërshtim me ligjin e akcizës.
Sipas një investigim të mëparshëm të BIRN, kompania ‘’Albania Tabak Fabrika e Cigareve” prodhonte 22 milionë paketa cigare në vit nën markën “Cleopatra”, një pjesë e të cilave shiteshin kontrabandë në Afrikën e Veriut. Ky aktivitet u diktua fillimisht nga autoritetet doganore britanike dhe nxitën një hetim penal në vitin 2015 në Shqipëri, i cili u pezullua një vit më pas në pritje të informacioneve nga juridiksionet e huaja.
Hetimi u riaktivizua në vitin 2017, por pa asnjë rezultat në dukje. Çështja u rimor nga SPAK në vitin 2023. Kjo kompani ka qenë në pronësi të familjes Jashari nga dhjetori i vitit 2010, kur është blerë nga Ilir Jashari për 3 milionë euro, para se të kalonte në pronësi të gruas dhe djalit të tij, Darjo Jashari.
Bazuar në rezultatet e hetimit të kryer prej vitit 2023, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg” ndaj ish-pronarit të fabrikës së cigareve, Ilir Jashari, djalit të tij, Darjo Jashari, administratorit të kompanisë, Servet Dauti, shtetasit Kosovar Luan Qorolli si dhe shtetasve serbë, Mile Bijeliç dhe Zeljko Stafjer, të gjithë të dyshuar për veprën penale të kontrabandës me mallrat e akcizës dhe grupit të strukturuar kriminal.
Gjykata ka caktuar “arrest në burg” dhe ndaj nëntë punonjësve të doganës dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj një punonjëseje tjetër, që akuzohen për kontrabandë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK, janë ndaluar vetëm 5 prej 14 të hetuarve ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”. Ndërkohë, janë ekzekutuar 15 nga 20 masat “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Në kryerjen e këtij hetimi kanë bashkëpunuar autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, ato kosovare, greke dhe qipriote./ Nga Aleksandra Bogdani, BIRN
Të fundit


Gjermanët kursejnë shumë, por pse?
30 Maj 2025, 09:30


Këmbimi valutor, 30 maj 2025
30 Maj 2025, 08:58

Ilir Alimehmeti ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë
30 Maj 2025, 08:38

Horoskopi, parashikimi i yjeve për sot
30 Maj 2025, 08:08

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Maj 2025, 07:45
Si do të shpëtojmë nga regjimi? Lubonja: Nuk e ka më fajin Berisha
29 Maj 2025, 22:57



BIRN: Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike
29 Maj 2025, 22:14

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
29 Maj 2025, 21:40
Nga Shijaku në Lushnje, Berisha tregon bandat e armatosura që ndihmuan PS
29 Maj 2025, 21:29


Berisha: Pse Rama ia dorëzoi Portin e Durrësit kartelit Troplini
29 Maj 2025, 21:08


KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë
29 Maj 2025, 20:36



Përplasen 4 makina në Fier, dy persona të lënduar
29 Maj 2025, 19:10








Mbante armë në banesë! Arrestohet një person në Maliq
29 Maj 2025, 16:59
Hamasi merr një propozim të ri nga SHBA-ja për armëpushim
29 Maj 2025, 16:58


BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës
29 Maj 2025, 16:08




Gjethet e arrave, mësoni si t’i përdorni për shëndetin
29 Maj 2025, 15:26
Tiranë/ 33-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit
29 Maj 2025, 15:08

Rritja e kredisë për individët nuk ndalet, por frenojnë bizneset
29 Maj 2025, 15:01
Rama u shfaq krah Brok, Berisha: Urimi i Elmar për të është ironi
29 Maj 2025, 14:47
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
29 Maj 2025, 14:37
Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi
29 Maj 2025, 14:34

Të përfshirë në trafikun e d*ogës, ekstradohen tre persona drejt Italisë
29 Maj 2025, 14:08

“Dhjetëra fëmijë po vdesin”, ambasadori palestinez shpërthen në lot në OKB
29 Maj 2025, 13:52
Çfarë shohim kur vdesim? Aktivitet i trurit që po vdes jep disa të dhëna.
29 Maj 2025, 13:43
PD mbledh drejtuesit politikë në selinë blu
29 Maj 2025, 13:28

Kontrolle në burgun e Durrësit, kapen 10 celularë, i përdornin të dënuarit
29 Maj 2025, 13:12
Bankat të shqetësuara për çmimet e pronave
29 Maj 2025, 12:58


Deputeti socialist: Shkoj me qejf në burg nëse është blerë një votë
29 Maj 2025, 12:30


PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare: Ndryshoni rendin e ditës
29 Maj 2025, 12:07


Parlamenti i ri/ 82 deputetët që do të mungojnë nga shtatori
29 Maj 2025, 11:26

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Tiranës
29 Maj 2025, 11:09



Hetimet për Metën, avokati: SPAK me agjendë politike
29 Maj 2025, 10:30
U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkon liri me kusht
29 Maj 2025, 10:24

Elon Musk largohet nga administrata Trump
29 Maj 2025, 09:54
Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori
29 Maj 2025, 09:46

Raporti i Bankës Botërore: 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025
29 Maj 2025, 09:31




Shpërthim me tritol brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
29 Maj 2025, 08:47
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
29 Maj 2025, 08:27
Zjarr në parkun e autobusëve në Lushnjë, shkrumbohen katër prej tyre
29 Maj 2025, 08:12
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
29 Maj 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Maj 2025, 07:48

Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet
28 Maj 2025, 22:43




