Flash News

E-TJERA

SPAK godet skemën korruptive në AKSHI, zbardhen akuzat: Abuzime dhe përfitime të kontestuara

SPAK godet skemën korruptive në AKSHI, zbardhen akuzat: Abuzime dhe

Prokuroria e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për abuzime në procedurat tenderuese të institucionit që ajo drejton.

Karçanaj ishte paraqitur disa ditë më parë në ambientet e SPAK, ku qëndroi për disa orë, ndërsa në dalje nuk pranoi të komentojë për mediat. Hetimi fokusohet në 12 procedura prokurimi, për të cilat dyshohet se janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të favorizonin operatorë të caktuar ekonomikë, kryesisht në kontrata që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve shtetërore.

Sipas dyshimeve të hetuesve, kriteret teknike të këtyre tenderave janë përshtatur sipas interesave të kompanive pjesëmarrëse, duke garantuar përfitime të konsiderueshme financiare, që kapin vlera milionëshe.

Në të njëjtën çështje, SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha nga procedurat e kontestuara.

Gjatë ditëve të fundit, prokurorët e posaçëm kanë marrë në pyetje rreth 25 punonjës dhe zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, në përpjekje për të zbardhur rolin e secilit në këto procedura.

Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK nuk ka përjashtuar masa të tjera ligjore për persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje.

.

Të fundit