Flash News

E-TJERA

SPAK hetimet ndaj kryebashkiakut, gazetari: Veliaj po përjeton sot "vdekjen" e tij politike

SPAK hetimet ndaj kryebashkiakut, gazetari: Veliaj po përjeton sot

Gazetari Bledian Koka komentoi operacionin e nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Duke folur në Ora News, Koka tha se kjo nuk është një ngjarje që pritej, por është paralajmëruar prej kohësh. Sipas tij, Veliaj po përjeton sot vdekjen e tij politike. 

“Kjo e sotmja dihej dhe pritej të ndodhte, dhe ajo që mund të them është se Erion Veliaj po përjeton sot vdekjen e tij politike”, u shpreh gazetari Koka, 

Po ashtu, kontrolle janë bërë edhe te banesa e Arbër Veliajt, vellait të kryebashkiakut.  

Vendimi i sekuestrimeve dhe kontrolleve në banesa është marrë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.

 

Të fundit