Flash News

E-TJERA

SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas

SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj

Një organizatë ndërkombëtare sllave është nën hetim nga Prokurori e Posaçme pas zbulimit të një bazë në Vlorë në fund të vitit, ku u gjetën disa ukrainas, mjeshtra të IT që punonin në kompjuter.

Përmes aplikacioneve ende të pazbardhyera kryenin aktivitete të paligjshme duke hyrë në dark web-e ku dhe punësonin të tjerë nëpër shtete të Evropës midis të tjerave dhe për trafik. I duhet të paguheshin me bitcoin dhe me monedha virtuale paguheshin edhe të rekrutuarit

Dy prej viktimave të trafikuara që u njohën me trafikantët përmes telegram ishin në listën e dëshmitarëve që u pyetën në Gjykatën e Posaçme në vazhdën e mbledhjes së provave, të tjerë do të pyeten në vazhdim.

“Më rekrutuan në Varshavë. Më rekrutoi Juri, ata më bënë testin e poligrafit për të zbuluar nëse isha i lidhur me policinë, isha gazetar, apo isha përdorues. Do paguhesha 250 dollarë java dhe 25 dollarë për këdo që rekrutoja”.

Kjo është dëshmia e Danielit dhënë në gjykatë të hënën. Ai bashkë me 18 të tjerë u gjet në fund të vitit I mbyllur në një shtëpi në qytetin e Vlorës.

Të fundit