Flash News

E-TJERA

SPAK i drejtohet Kuvendit për arrestimin e Ballukut, zbardhet kërkesa zyrtare e firmosur nga Dumani

SPAK i drejtohet Kuvendit për arrestimin e Ballukut, zbardhet kërkesa

Zbardhet shkresa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve, SPAK njofton se kërkon heqjen e lirisë së deputetes, ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, përmes zëvendësimit të masave aktuale të sigurimit personal me masën e arrestit në burg ose arrest në shtëpi.

Aktualisht, ndaj Ballukut janë në fuqi masat e “ndalimit të daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, si dhe “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, sipas nenit 242 të të njëjtit kod. SPAK vlerëson se këto masa duhet të zëvendësohen me një masë më të rëndë sigurimi, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025.

Në dokument, Prokuroria e Posaçme thekson se kërkesa mbështetet në nenet përkatëse të Kushtetutës, Kodit të Procedurës Penale dhe Rregullores së Kuvendit. Bashkëlidhur shkresës i është dërguar edhe relacioni i arsyetuar, i shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhri për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, i datës 16 dhjetor 2025.

Tashmë pritet që Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit të shqyrtojë kërkesën e SPAK, përpara se çështja t’i kalojë seancës plenare për vendimmarrje.

SPAK i drejtohet Kuvendit për arrestimin e Ballukut, zbardhet kërkesa

Të fundit