Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
SPAK i firmosi urdhërarrest/ Ilir Dedja doli garant për Arben Ahmetaj në Zvicër

Mes personave për të cilët SPAK ka firmosur urdhërarrest është dhe Ilir Dedja, nga Sefaraj i Kavajës,i cili është lidhje e ngushtë e Klodian Mërtirit dhe Arben Ahmetaj, dhe është njeriu garant për qëndrimin e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, në Lugano të Zvicrës.
Në një investigim të Birn të qershorit 2024, një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbuloi se Dedja njihej me Ahmetajn që prej viteve të shkollës. Sipas një dokumenti për “njoftim akuze” të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, njohja mes Ahmetajt dhe Ilir Dedjes besohet se shkon pas në fund të viteve ’80, kur të dy ishin studentë në fakultetin “Histori – Filologji” në Tiranë.
Dedja jetoi për dy dekada si tregtar në Itali, derisa u transferua në Lugano të Zvicrës si “një konsulent biznesi” në mars të vitit 2017 – një destinacion i preferuar botëror për kompanitë guackë. Menjëherë pas zhvendosjes në Zvicër, Dedja themeloi kompaninë “Drax Consult Sagl”, e cila tre vjet më vonë u përfshi në një skandal në Zimbabve të Afrikës i njohur si “Covidgate”.
Sipas informacionit të ardhur nga Zvicra në SPAK, Dedja “rezulton të jetë person i akuzuar për veprën penale të pastrimit të parave” në kuadrin e një kërkese për ndihmë juridike të kryer nga Prokuroria e Budapestit dhe e ekzekutuar më datë 5 dhjetor 2022 nga policia e kantonit të Ticinos.
Paralelisht me aventurën në Afrikë, Dedja e vazhdoi biznesin më Mërtirin dhe Zoton përmes një kompanie tjetër të tij, të quajtur 3DDD Sëiss Trading SA, sot me emrin e ndryshuar 3DDD Sëiss SA.
Në vitin 2019, 3DDD Sëiss Trading SA nënshkroi një kontratë me vlerë 5.2 milionë euro me kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV për blerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura. Sipas SPAK, Dedja është administratori i vetëm dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit për shoqërinë “3DDD Sëiss SA”.
Dedja vazhdoi të vilte frytet e kësaj kontrate deri në shkurt 2021, duke marrë pagesa të dokumentuara nga Shqipëria me një vlerë totale prej 490 mijë eurosh.
Ilir Dedja, rezulton të jetë gjithashtu një person që evidentohet në disa rrethana të rëndësishme të jetës së personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së këtij të fundit, personit nën hetim Erjola Hoxha.
Ai rezulton të jetë dhe garantuesi i Apartamenti ku banon Arben Ahmetaj me bashkëjetuesen Erjola Hoxha dhe fëmijën e tyre. Apartamenti ndodhet në katin e gjashtë të një pallati të ri dhe është marrë me qira me një vlerë prej 1750 frangash në muaj [rreth 1800 euro].
“Garantues i kësaj kontrate është shtetasi Ilir Dedja, i datëlindjes 02 Shtator 1969,” thuhet në dokumentin e SPAK.
Përveç apartamentit në Pregassona, Hoxha rezulton të ketë marrë me qira edhe një apartament të dytë dhe disa herë më të shtrenjtë në një godinë historike të Luganos në rrugën “Stefano Franscini”, apartament i cili zotërohet nga bashkia. Ky apartament është përdorur si adresë zyrtare, por nuk rezulton të jetë banuar prej tyre
Përveç garancisë së dhënë për marrjen e apartamentit me qira, Ilir Dedjen dhe Erjola Hoxhën i lidh gjithashtu i njëjti vend pune në Lugano.
Sipas autoriteteve zvicerane, Dedja është i punësuar si konsulent tregtar i kompanisë “Phronesis Consulting Sagl” – e njëjta kompani që punësoi edhe Hoxhën në qershor të vitit 2022 me një pagë mujore prej 9208 frangash në muaj [rreth 9500 euro].
“Shtetasja Erjola Hoxha, që nga dita e marrjes së lejes së qëndrimit është punësuar si konsulente pranë shoqërisë Phronesis Consulting Sagl. Sipas përllogaritjeve të tatimit të mbajtur në burim mbi pagat dhe të ardhurat kompensuese, për periudhën 1 qershor deri më 31 dhjetor 2022, rezulton se shtetasja Erjola Hoxha ka marrë gjithsej 64 456, 35 CHF bruto,” thuhet në dokumentin e SPAK.
Ndonëse nuk ka të dhëna mbi pronësinë e kompanisë së konsulencës, “Phronesis Consulting Sagl”, Prokuroria e Posaçme dyshon mbi vërtetësinë e këtyre marrëdhënieve të punësimit.
“…shtetësja Erjola Hoxha shfaqet në një marrëdhënie punësimi me shoqërinë Phronesis, e cila rezulton e lidhur edhe me shtetasin Ilir Dedja, duke krijuar dyshimin e arsyeshëm se këto marrëdhënie punësimi janë fiktive,” përfundon SPAK.
Shkrimi në BIRN ka për autor Aleksandra Bogdani e Klodiana Lala
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38