Flash News

E-TJERA

SPAK i komunikon Metës mbylljen e hetimeve, avokati: Akuzat janë thuajse të rrënuara, nuk ka pasuri të paligjshme

SPAK i komunikon Metës mbylljen e hetimeve, avokati: Akuzat janë

Prokurori Sotir Kllapi i komunikoi sot mbylljen e hetimeve kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Avokati Kujtim Cakrani ishte i pranishëm në seancë dhe në një deklaratë për mediat, tha se mali i madh i akuzave të ngritura rezultoi në zero.

Sipas avokatit, Meta nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni.

“Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të akuzës se përse nuk kanë bërë hetime të thelluara se kush ka bërë kërkesat për lobimin.

Seanca ishte e qetë. Ish-Presidenti nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero.

Akuzat janë thuajse të rrënuara. Çështja CEZ-DIA ka prej vitesh që hetohet dhe tani është përmbledhur në vetëm 30 faqe. Ndërkohë që ne kemi 116 fashikuj, afro 60 mijë faqe dokumente dhe prova që tregojnë se zoti Meta nuk ka asnjë pasuri të paligjshme, asnjë gjurmë korrupsioni”, deklaroi Cakrani.

Të fundit