Flash News

E-TJERA

SPAK i kthen përgjigje Metës: Asnjë prej emrave të propozuar për ministër nuk është nën hetim

SPAK i kthen përgjigje Metës: Asnjë prej emrave të propozuar

SPAK-u i ka kthyer përgjigje Kreut të Shtetit Ilir Meta, ku i thotë se asnjë prej emrave të propozuar për ministër nga kryeministri Edi Rama nuk është nën hetim.

Meta kërkoi nga organet e akuzës informacion, nëse për emrat e kabinetit të ri qeveritar ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme", thuhet në përgjigjen e SPAK.

Një ditë më parë kreu i SPAK-ut, Arben Kraja tha për mediat se kërkesa e presidentit Meta po shqyrtohej me përparësi. Të njëjtën përgjigje ia dha më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Meta dekretoi tre ditë më parë Edi Ramën si kryeministrin e Shqipërisë. Pasi të shkojë shkresa me dekretimin e ministrave, Kreu i Shtetit duhet të shprehet brenda 7 ditëve.

Emrat e qeverisë "Rama 3":

Kryeministër - Edi Rama

Zëvendëskryeministër -  Arben Ahmetaj

Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme - Olta Xhacka

Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja

Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë -  Belinda Balluku

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Frida Krifca

Ministre e Kulturës - Elva Margariti

Ministre e Mjedisit dhe Turizmit - Mirela Kumbaro

Katër ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilalli për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi për Standardet e Shërbimeve

Të fundit