Flash News

E-TJERA

SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2”: Cenon pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme

SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2”: Cenon

Në të njëjtën ditë kur Klodian Braho mori zyrtarisht detyrën e kryeprokurorit, Komisioni i Përhershëm Parlamentar për Çështjet Ligjore, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, kërkoi që të përfshihej në axhendën e SPAK një vizitë monitoruese lidhur me rezultatet në luftën kundër pastrimit të parave.

Kërkesa mbështetej në një shkresë të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, e cila u ishte dërguar Kuvendit dhe disa institucioneve të tjera për vënien në dispozicion të të dhënave mbi pastrimin e parave. Takimi ishte parashikuar të mbahej më 6 shkurt 2026.

Por SPAK i është përgjigjur negativisht kësaj kërkese, duke e cilësuar një vizitë të tillë monitoruese si të papajtueshme me ligjin dhe me pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme.

Në shkresën zyrtare drejtuar komisionit, SPAK thekson se praktika të tilla bien ndesh me parimet kushtetuese mbi të cilat funksionon institucioni.

“Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në dokument, ku theksohet se kjo pavarësi është kusht thelbësor për garantimin e hetimeve të pavarura, të paanshme dhe efikase, në shërbim të interesit publik dhe sundimit të ligjit.

Megjithatë, SPAK lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit institucional, duke sqaruar se informimi i Kuvendit dhe i komisioneve parlamentare mund të bëhet vetëm në përputhje me kuadrin ligjor, por pa cenuar autonominë e institucionit.

“Në vijim të dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar për të kontribuar në përcjelljen e çdo informacioni të nevojshëm, në funksion të përmbushjes së detyrimeve të saj kushtetuese”, thekson SPAK.

SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2”: Cenon SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2”: Cenon SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2”: Cenon

Të fundit