Flash News

E-TJERA

SPAK i sekuestroi telefonin, Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj

SPAK i sekuestroi telefonin, Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj

SPAK i sekuestroi telefonin Kristian Shkrelit, kryebashkiakut të Vaut të Dejës. Dyshohet se Shkreli ka kryer korrupsion zgjedhor në favor të PSD-së së Tom Doshit.

Shkreli ka bërë një reagim për sekuestrimin e telefonit të tij dhe shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se gjatë një takimi në Shkodër më 4 maj, kryeministri Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët: “Kristian mos më luaj me dy porta Kristian!”.

Rama la të nënkuptohej asokohe se Shkreli angazhohej me PSD-në e Tom Doshit.

Të fundit