Flash News

E-TJERA

SPAK jep pretencën, kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit

SPAK jep pretencën, kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Eduard Duron, kryebashkiakun e Devollit.

SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.

Eduard Duro është marrë pak muaj më parë i pandehur nga SPAK, dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Të fundit