Flash News


E-TJERA

SPAK jep pretencën për 5D-në, kërkon burg edhe për Deborah Keçin dhe vartësit e tjerë të Veliajt

SPAK jep pretencën për 5D-në, kërkon burg edhe për

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për grupin e dytë të dosjes “5D”.

SPAK kërkon 1 vit burg për drejtoreshen e klubit sportiv “Tirana”, Deborah Keçin që me gjykimin e shkurtuar reduktohet në 8 muaj.

Prokuroria kërkoi pezullim dhe provë për 2 vite për Keçin, që gjatë kësaj kohe mos të kryejë vepër tjetër penale si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Për Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj, prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin me 9 muaj burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar 6 muaj.

Për të tre u kërkua edhe pezullim me afat dy vjeçar qe gjatë kësaj kohe të mos ushtrojë vepër tjetër penale si dhe u dha dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike.

Të fundit