Flash News

E-TJERA

SPAK jep pretencën për Adriatik Llallën, kërkon 2 vite burg

SPAK jep pretencën për Adriatik Llallën, kërkon 2 vite burg

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ditën e sotme ka dhënë pretencën për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish-kryeprokurorin.

Adriatik Lalla përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i zbresin 1/3 e dënimit, duke i mbetur 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik si dënim plotësues.

Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Ish-kryeprokurori nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi për sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llala, pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme.

Të fundit