Flash News

E-TJERA

SPAK jep pretencën për inceneratorin e Fierit, sa vite burg kërkon për Kokën dhe Bllakon

SPAK jep pretencën për inceneratorin e Fierit, sa vite burg

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për inceneratorin e Fierit.

SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e Mbrojtjes, Lefter Koka, dhe 7 vite burg për ish-deputetin dhe ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Për të dy ëshët pranuar gjykimi i shkurtuar dhe nëse shpallen fajtorë, dënohet secili përkatësisht me 6.8 dhe 4.8 vjet burg.

SPAK e akuzon Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash.

Përveç tyre, SPAK ka marrë të pandehur edhe ish-zyrtarin e FSHF-së, Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të ndërtimit të inceneratorit të Fierit.

Nga hetimet rezultoi se Dervishaj ka miratuar dhe ka dorëzuar në institucionet shtetërore raportet për punime të pa kryera nga Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit të Fierit vlera e të cilave përllogaritet në rreth 4 milionë euro.

Të fundit