Flash News

E-TJERA

SPAK jep pretencën për trafikantët e drogës; sa vite burg kërkon për Habilajn dhe grupin kriminal

SPAK jep pretencën për trafikantët e drogës; sa vite burg

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë sot pretencën për anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.

SPAK kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe po 15 vite edhe për Fatmir Minajn. Kujtojmë që të katërt akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Emrat e grupit Habilaj u bën të njohur nga drejtësia italiane. Si koka e grupit të trafikut të drogës njihej Moisi Habilaj, që u arratis nga vendi.

Prej majit të 2020  Habilaj ishte në arrest shtëpie, por në dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg. Grupi kriminal në të cilin bënte pjesë Habilaj operonte mes Shqipërisë e Siçilisë, për trafik kryesisht droge por edhe armësh luftarake.

Në këtë çështje u implikua edhe ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri që është kushëri me Habilajt.

Si bazë e vëllezërve Habilaj, Moisi, Artan dhe Florian ishte pikërisht fshati Babicë në Vlorë, ku u kap një sasi e madhe droge prej 3.9 ton kanabis në vitin 2017.

Të fundit