Flash News

E-TJERA

SPAK jep pretencën për ish-vartësit e Ballukut, kërkon 10 vite burg për Ervis Berberin

SPAK jep pretencën për ish-vartësit e Ballukut, kërkon 10

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-drejtorët e ARRSH-së.

SPAK kërkon 10 vite burg për Ervis Berberin dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera dhe pastrim produktesh.

Dënimit i ulet 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK kërkon gjithashtu konfiskimin e parave të gjetura, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 mln lekë të rinj.

Për Gentian Gjylin, po ashtu ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, SPAK kërkon 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Për Erald Elezin, ish-drejtor i KESH, SPAK kërkoi dënimin me 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera, që ulet me 1/3, si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Të fundit