Flash News

E-TJERA

SPAK jep urdhrin, RENEA aksion për kapjen e rivalëve të Vis Martinajt, kontrolle në disa qytete

SPAK jep urdhrin, RENEA aksion për kapjen e rivalëve të Vis

Me urdhër të SPAK Policia e Shtetit në bashkëpunim me FNSH-në dhe forcat RENEA, po zhvillon një aksion prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në disa qyete të vendit.

Mësohet se uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në zonën e Freskut në Tiranë.

Ndërkohë raportohet se RENEA ka ushtruar kontrolle dhe në një pallat në Lezhë, si dhe në disa banesa në Durrës, Vlorë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin të disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj.

Më konkretisht mësohet se janë ushtruar kontrolle në banesat e Avdylajt nga Shijaku, si dhe në banesat e vëllezërve Durim dhe Valter Bami në Nikël. Po ashtu, mësohet se RENEA ka ushtruart kontroll edhe në banesën e Fatmir Hysenit në Vlorë, i cili ka ekzekutuar Santiago Malkon, një nga njerëzit e besuar të Ervis Martinajt.

Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

 

Të fundit