Flash News

E-TJERA

SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së

SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e

GJKKO ka shpallur të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

SPAK kërkoi 1 vit burg për anëtaren e KPK-së e cila akuzohej për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. Në vendimin e shpallur nga GJKKO, argumentohet se akuzat e ngritura ndaj Çiftes, nuk përbëjnë vepra penale.

“1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e
veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit
Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e
veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i
rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Të fundit