Flash News

E-TJERA

SPAK kërkoi 12 vite burg, gjykata jep vendimin më 4 shkurt për Tahirin: S'kam rrugë tjetër, do pres!

SPAK kërkoi 12 vite burg, gjykata jep vendimin më 4 shkurt për

Përfundon pas disa orësh seanca në Apelin e GJKKO për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Seanca e radhës e Gjykatës së Posaçme të Apelit do të zhvillohet më 4 shkurt ora 13:00, ditë kur pritet të jepet edhe vendimi për ish ministrin pasi SPAK kërkoi për të 12 vite burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar 8 vite burg për Tahirin, ndërkohë ish-ministri ka kërkuar pafajësi.

Pas seancës ai është prononcuar shkurtimisht për mediat duke thënë se është në pritje të vendimit.

"S'kam rrugë tjetër pres vendimin, kam pritur 4 vite, do pres", tha Tahiri.

Tahiri u akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Të fundit