Flash News

E-TJERA

SPAK kërkoi burg për Belerin, media greke zbardh ç’ndodhi në seancën e Gjykatës Speciale

SPAK kërkoi burg për Belerin, media greke zbardh ç’ndodhi

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për kryebashkiakun e arrestuar të Himarës, Fredi Beleri. Në pretencën e dhënë nga SPAK kërkohet 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, për akuzën e vjedhjeve të votave.

Media greke Ertnews ka zbardhur detaje se ç’ndodhi në seancën e Gjykatës Speciale.

Sipas medisa greke, ku gazetari Vassilis Siomos ka ndjekur nga afër seancën, kryetari i akuzuar Beleri duke iu drejtuar gjyqtarëve tha: Kam ankesë se si funksionon prokuroria, vazhdimisht nuk i pranon provat e mia dhe i refuzon, nuk merr në pyetje personat që kemi sugjerim si dëshmitarë dhe në rastin tim provat. Ka falsifikime. Kushdo që falsifikoi dokumente të shtetit shqiptar mban përgjegjësi penale.

Këtu në Shqipëri nuk kemi drejtësi të paanshme sepse procesi është i motivuar politikisht dhe shohim kryeministrin që ndërhyn në këtë rast duke e lënë Himarën pa kryebashkiakun. Ky është burg politik dhe nuk do të më lejoni të betohem si kryetar bashkie”.  

Në datën 28.02.2024, në Gjykatën Speciale të SPAK do të vazhdojë gjykimi i Fredi Belerit me caktimin e mbrojtësve të të pandehurit.

 

Të fundit