All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

SPAK kërkoi rikthimin në qeli, Jorgo Goro transferohet drejt burgut të Fierit

All - Paragraf - 1

SPAK kërkoi rikthimin në qeli, Jorgo Goro transferohet drejt burgut

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është transferuar drejt burgut të Fierit. 

All - Paragraf - 3

Mësohet se Goro u paraqit mbrëmjen e së martës në Komisariatin e Vlorës, ku është bërë dhe ekzekutimi i vendimit për masën “arrest në burg”.

Pavarësisht vetëdorëzimit, më herët mbrojtja e Jorgo Goros depozitoi një kërkesë për revokimin e urdhrit të ekzekutimit, me argumentin se dënimi është shlyer përmes kohës së paraburgimit.

Jorgo Goro u lirua nga burgu 12 gushtin e vitit të kaluar pasi vuajti 17 muaj në qeli prej dënimit të dhënë fillimisht nga Shkalla e Parë e GJKKO.

Vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme lidhet me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës në Himarë, për të cilën Goro ishte dënuar edhe në shkallë të parë nga GJKKO më 30 korrik 2025 me 2 vite burg, dënim që u la në fuqi nga Apeli, por me gjykim të shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj. SPAK ka bërë përllogaritjen e kohës së vuajtur në paraburgim dhe ka dalë në përfundimin se Goros i mbeten edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer.

 

Të fundit