Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon 2 vjet burg, Gjykata e Posaçme jep sot vendimin për Adriatik Llallën

SPAK kërkon 2 vjet burg, Gjykata e Posaçme jep sot vendimin për
Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme do të japë në orën 13:30 vendimin për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. SPAK ka kërkuar 2 vjet burg dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike për Lallën.

Ky i fundit akuzohet për fshehje të pasurisë. GJKKO pranoi në mars kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dhe gjykimi i çështjes nisi nga e para.

Hetimet ndaj tij filluan në mars të vitit 2018 për katër vepra penale, fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por në fund tre akuza u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo për fshehje pasurie.

Të fundit