Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon 491 milionë lekë më shumë nga qeveria për paga, shërbime dhe godinën

SPAK kërkon 491 milionë lekë më shumë nga qeveria

Prokurorisë së Posaçme duket se nuk i mjaftojnë fondet në dispozicion nga qeveria për vitin 2025.

Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk u paraqit personalisht për të kërkuar më shumë para nga deputetët, por dërgoi kolegun e tij, Alfred Shehu.

“Për sa i përket shpenzimeve kapitale, kontatojmë që nuk janë marrë në konsideratë krkesat shtesë lidhur me pagat, por gjithashtu do të ishte e nevojshme edhe një plotësim i plotë i kërkesave në zërat e tjerë”, tha Shehu.

Me përfundimin e procesit të vetingut vitin e ardhshëm, Prokuroria e Posaçme do të marrë edhe kompetencat e Komisionerit Publik së bashku me stafin përkatës. Për këtë lëvizje, SPAK ofron një propozim për Ministrinë e Financave. “Punonjësit administrativ të trajtohen me të njëjtën strukturë page të trashëguar”, tha Shehu.

Për nevojat e Prokurorisë së Posaçme, PS dhe PD u kujdesën bashkërisht që qeveria të mos shmangë detyrimet e parashikuara në ligj. Ndërkohë, demokrati Oerd Bylykbashi nuk e fshehu skepticizmin për shtimin e kompetencave dhe fuqizimin financiar të SPAK.

   

Të fundit