Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon ekspertim të pajisjeve elektronike të ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj

SPAK kërkon ekspertim të pajisjeve elektronike të

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar akt ekspertim të kompjuterit, telefonit dhe i-Padit të sekuestruar në banesën e ish-zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj gjatë arrestimit të tij.

Gjatë kontrollit në banesën e Rjepajt u gjetën dhjetëra dokumente dhe USB të cilat po analizohen nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Rjepaj akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumentet në procedurën e koncesionit për shërbimin e sterilizimit.

Hetuesit shpresojnë se nga pajisjet elektronike mund të japin të dhëna të rëndësishme në shërbim të hetimeve që po zhvillohen.

SPAK argumenton duke u bazuar te të dhënat e sistemit TIMS, por edhe disa komunikimeve në e-maile, se Rjepaj dhe ish-ministri Ilir Beqaj ishin në dijeni të fituesve të koncesionit para se ai të shpallej dhe kishin udhëtuar me ata persona.

Të fundit