Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive, Redjan Rraja: Fitoja 200 mln lekë në vit nga klinikat stomatologjike

SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive, Redjan Rraja: Fitoja 200 mln

Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e një njësi tregtare, dy garazheve dhe një automjeti tip “Audi” në pronësi të Redjan Rrajëz, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

SPAK dyshon se objektet për të cilat kërkohet konfiskimi, rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Rraja ka deklaruar se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Rraja tha se një pjesë të shumës së paguar e kishte kërkuar mbrapsht pasi kishte shkuar në Kanada.

“Kur erdha nga Kanadaja, do t’i ktheja lekët, por u arrestova”, pohoi ai sot në sallën e GJKKO-së.

Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Ciços. Këtë të fundit ai u shpreh se mund ta ketë patur pacient, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë. “Me Elton Cicon kam qenë në tavoline kur ai u vra”, përfundoi duket Rraja.

Sa i përket të ardhurave, Rraja ka thënë se kishte tre klinika stomatologjike dhe se fitonte deri në 200 milionë lekë në vit.

“Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia”, tha ai.

Të fundit