Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së Dritan Dajtit

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së Dritan Dajtit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkaur GJKKO-së sekuestrimin e pasurisë së Dritan Dajtit. SPAK e ka bërë këtë kërkesë në kuadër të "Operacionit Forca e Ligjit", i cili edhe pse ka përfunduar si operacion nga Policia e Shtetit, vijon të shqyrtohen çështjet nga SPAK dhe GJKKO.

Kërkesa pritet të merret në shqyrtim gjatë ditës së sotme. SPAK ka kërkuar konkretisht konfiskim të shtëpisë së pajustifikuara të Dritan Dajtit. Bëhet fjalë për një shtëpi me sipërfaqe 55 m2, e përfituar në vitin 1993 dhe shtesa me sipërfaqe 34 m2 për të cilën ka marre certifikate legalizimi. 

Dritan Dajti është një ndër emrat më të njohur të botës së krimit në vend. Ai qëndron në qeli që prej vitit 2009, pasi akuzohet për vrasjen e katër efektive të policisë: Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj, gjatë një operacioni policor për kapjen e tij.

 

Të fundit