Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon rikthimin e Berishës në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin

SPAK kërkon rikthimin e Berishës në “arrest

Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin e SPAK, i cili kërkon rikthimin e kryedemokratit Sali Berisha në 'arrest shtëpie'

Apeli i Posaçëm do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00.

Engert Pëllumbi është gjyqtari që do të shqyrtojë në Apelin e Posaçëm ankimimin e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Prokuroria e Posaçme, më 16 Dhjetor, ankimoi vendimin e GJKKO-së, duke kërkuar rikthimin në “arrest shtëpie” të kreut të PD-së.

Kujtojmë që më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të lirë.


Por menjehere, po ate ditë reagoi SPAK duke thënë se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” vazhdon.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.

.

Të fundit