Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon rikthimin në burg, Alqi Bllako paraqitet në Gjykatën e Posaçme

SPAK kërkon rikthimin në burg, Alqi Bllako paraqitet në

Ish-deputeti aocialist, Alqi Bllako është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit. GJKKO shqyrton sot ankimimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkon rikthimin në burg të Bllakos.

Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse Bllako do të qëndrojë në arrest shtëpie apo do të rikthehet në qeli. GJKKO vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”  në “arrest shtëpie” ndaj ish-deputetit Bllako më 6 tetor.

Ai fitoi lirinë me argumentet se gjendja familjare është e rënduar, ka fëmijë të mitur për t’u kujdesur dhe se hetimet për dosjen janë drejt fundit.

Kujtojmë se, Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor lidhur me aferën e inceneratorëve.

 

Të fundit