Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku përdor familjet lushnjare si dekor politik për fundvit

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku përdor familjet lushnjare si

Teksa ndaj saj rëndojnë akuza të forta për abuzime me tendera publikë dhe SPAK kërkon hapur arrestimin e saj, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shfaqur pranë familjeve lushnjare, me rastin e festave të fundvitit.

Në një kohë kur dosja e saj është në vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme, Balluku preferon të promovojë imazhin e një zyrtareje “pranë njerëzve”, duke përdorur familjet si dekor politik dhe material propagandistik në rrjetet sociale.

Këto shfaqje publike vijnë paralelisht me akuzat për keqmenaxhim të fondeve publike, tendera të dyshimtë dhe skema që kanë favorizuar klientelën politike në dëm të interesit publik.

Po ashtu, ndërsa qytetarët përballen me rritje çmimesh dhe kosto e jetesës bëhet gjithnjë e më të papërballueshme, numri 2 i qeverisë Rama shfaqet në ambiente familjare për të ndërtuar narrativën e kujdesit social, në një moment kur drejtësia pritet të flasë.

Të fundit