Flash News

E-TJERA

SPAK komunikon akuzat për Ardian dhe Florenc Çapjan

SPAK komunikon akuzat për Ardian dhe Florenc Çapjan
Ardian dhe Florenc Çapja

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka komunikuar akuzën për Ardian dhe Florenc Çapja dhe për 4 persona të tjerë, të përfshirë në vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir në 2012-ën në Elbasan.

Ardian Çapja u arrestua në mars, ndrësa nipi i tij, Florenci në fund të majit në Dubai. Sipas SPAK-ut, xhaxha e nip akuzohen për "vrasje në rrethana cilësuese", "grup i strukturuar kriminal", "armëmbajtje pa leje".

Ardian dhe Florenc Çapja dyshohet se kanë pasur rolin e porositësit në vrasjes e dyfishtë. Në nëntor të 2020-ës, për këtë ngjarje u arrestuan Klajdi Dekoli, Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi. 

Të fundit