Flash News

E-TJERA

SPAK kryen kontrolle në Bashkinë e Tiranës, sekuestrohen 5 telefona

SPAK kryen kontrolle në Bashkinë e Tiranës, sekuestrohen 5

Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet në Bashkinë e Tiranës.

Prej mbrëmjes së të premtes deri në orën 10:00 të mëngjesit të së shtunës, janë kryer kontrollet në ambientet e brendshme.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.

Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj. Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë.

Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.

Të fundit