Flash News

E-TJERA

SPAK kundër lirimit të Alqi Bllakos: Do të ankimojmë në Apel

SPAK kundër lirimit të Alqi Bllakos: Do të ankimojmë në

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë kundër lirimit të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

Në një reagim për mediat, SPAK paralajmëron se rastin do ta ankimojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

“Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.”, thuhet në reagimin e SPAK për News 24.

Për ish deputetin socialist, Gjykata e Posaçme e Apelit zëvendësoi masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Në mars të këtij viti, SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e ish-deputetit, pasi akuzohej për shpërdorim detyre dhe korrupsion si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Në shkresën e plotë të SPAK, thuhej se “Bllako me detyrë ish-Sekretar i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme”.

SPAK vë në dukje se Alqi Bllako favorizoi kompaninë koncensionare “Integrated Technology Ëaste Treatment”, kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në shumën e 14.964.900.

 

Të fundit