Flash News

E-TJERA

SPAK lë në burg administratorin e biznesit të Çopjave, sekuestrohen prona dhe pasuri luksoze

SPAK lë në burg administratorin e biznesit të Çopjave,

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest me burg” për Petrit Lakatos, administratorin e biznesit të vëllezërve Çopja në Elbasan. Ai u ndalua më 18 shkurt, si pjesë e grupit të organizuar të Hajdar dhe Franc Çopja, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, Lakatos dyshohet se ka pastruar paratë e organizatës kriminale, ndërsa u sekuestrua edhe kompania “Solis Farm”, një kompleks agroturizmi në Baldushk, Tiranë. Prona përfshin një godinë dykatëshe me restorant, dhoma akomodimi dhe ambiente shërbimi.

Gjatë kontrollit personal të Lakatos, policia gjeti dhe sekuestroi 2940 euro, 203 mijë lekë, një orë luksoze ‘Rolex’, një varëse floriri me tre diamante dhe katër telefona.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të financave kriminale të grupit Çopja, të cilët vetëm një muaj më parë u sekuestruan edhe 10 milionë dollarë në kriptovaluta nga autoritetet.

 

Të fundit