Flash News

E-TJERA

SPAK lëshon 20 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor, dyshime për abuzime me tenderat

SPAK lëshon 20 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor,

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar 20 masa sigurie ndaj stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kamëz, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Sipas burimeve të "Top Channel", ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë “arrest me burg” dhe “arrest në shtëpi”, pasi ata akuzohen për përfshirje në afera korruptive lidhur me tendera të ndryshëm.

Hetimet e SPAK dyshohet se kanë zbuluar shkelje të rënda në procedurat e prokurimit publik, duke çuar në abuzime me fondet shtetërore. Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë dhe pozicionet e tyre specifike në universitet, ndërsa pritet që institucionet të japin më shumë detaje në vijim.

 

Të fundit