
Flash News
Boris Johnson jep alarmin: Varianti i ri i Covid-19 që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës
Rreth 6 mijë vdekje shtesë në 2020-n, pesë herë më shumë se raportimet zyrtare për fatalitetet në spitalet Covid
Covid-19 në Shqipëri, 7 humbje jete, rritet sërish numri i të infektuarve në 24 orë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
SPAK lëshon 23 urdhër-arreste për kultivim droge, të përfshirë punonjës policie dhe zyrtarë të lartë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 23 urdhër arreste për kultivim droge në Skrapar, mes tyre janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë.
Në njoftimin zyrtar, SPAK thotë se janë dokumentuar veprime të kundraligjshme të kryera nga disa punonjës të Komisariatit të Policisë Skrapar dhe konkretisht, Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat.
Personat akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”,
Sipas SPAK-ut, gjatë hetimit janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e gatshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.
Në njoftimin e publikuar nga SPAK, renditen të gjithë personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.
Hetimet lidhur me këtë procedimin penal vazhdojnë.
Për këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se është përmbyllur një operacion i rëndësishëm, ndërsa përgëzon për punën e bërë të gjitha strukturat e angazhuara.
Ditari politik









Të fundit


Neslihan Atagül në gjendje të rëndë shëndetësore, detyrohet të tërhiqet nga seriali
22 Janar 2021, 19:58
AstraZeneca redukton numrin e dozave të vaksinave në vendet e Bashkimit Evropian
22 Janar 2021, 19:56

'Simpsons' duket se "e gjetën" sërish - duke parashikuar një pjesë të inaugurimit
22 Janar 2021, 18:54

Ndau legalizimet në prag të zgjedhjeve, Rusmajli e shpëton nga gjoba deputetin e PS
22 Janar 2021, 18:22



Bëhet publik emri i vajzës së Gigi-t dhe Zayn
22 Janar 2021, 17:28


Drake ka shtyrë planet muzikore për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale
22 Janar 2021, 16:46
Covid-19 në Shqipëri, 7 humbje jete, rritet sërish numri i të infektuarve në 24 orë
22 Janar 2021, 16:23
E tallnin për pamjen e jashtme, 19-vjeçarja shpallet femra më e bukur në botë
22 Janar 2021, 16:10
Rikthehen reshjet masive, paralajmërimi i IGJEUM
22 Janar 2021, 15:43
"Joe, ti e di që fitova", si është e vërteta e letrës së Donald Trump
22 Janar 2021, 15:11
"Joe, ti e di që fitova", si është e vërteta e letrës së Donald Trump për Joe Biden
22 Janar 2021, 15:10
Teknologjia në zgjedhje, KQZ i kërkon qeverisë para për të lidhur kontratën
22 Janar 2021, 14:52

Boçi publikon mesazhin: Mësuesit nuk po marrin pagesën e orëve shtesë
22 Janar 2021, 14:40
Rudina është kumbara e emrit "Tre muskutierët" por këtë nuk e dinte as vetë ajo
22 Janar 2021, 14:33