Flash News

E-TJERA

SPAK marrëveshje me DNA-në në Itali për konfiskimin e aseteve të krijuara me paratë e krimit

SPAK marrëveshje me DNA-në në Itali për konfiskimin e

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Drejtoria Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm (DNA) të Republikës së Italisë zhvilluan një takim online me objekt : “Shkëmbimi i përvojave dhe praktikat më të mira mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.”

Takimi u drejtua nga Kryeprokurori i DNA, Federico Cafiero de Raho dhe Drejtuesi SPAK, Arben Kraja. Të pranishëm ishin prokurorë Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Drejtues dhe prokurorë të Drejtorive Rajonale Antimafia dhe Antiterrorizëm në Itali, si dhe prokurorë të SPAK, të cilët kanë në ndjekje procedime penale të përbashkëta ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Në takim mori pjesë dhe Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në takim u diskutua mbi eksperiencat më të mira dhe problematikat e konstatuara gjatë këtij viti në marrëdhëniet ndërmjet dy strukturave (DNA dhe SPAK). Nga të gjithë pjesëmarrësit u konfirmua se pas nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit”, ndërmjet DNA dhe SPAK (nënshkruar në Romë me 7 Shkur 2020) ka patur rritje të ndjeshme të bashkëpunimit, janë krijuar disa skuadra të përbashkëta hetimore (JIU) nën drejtimin e EUROJUST, si dhe është rritur shumë shkëmbimi i informacioneve dhe provave në kohë reale, duke kontribuar në rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale në rastet e luftës kundër krimit të organizuar transnacional, në Itali dhe në Shqipëri.

Në përfundim u konkludua se kjo përvojë e deritanishme duhet të vazhdojë, të shtohen kontaktet dhe shkëmbimi informacionit si dhe rastet e hetimeve të përbashkëta, duke vlerësuar si prioritet jo vetëm dënimin e personave që kryejnë këto vepra penale me rrezikshmëri të lartë, por dhe evidentimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve që janë krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal.

Takimi i përbashkët ishte planifikuar të zhvillohej në Romë, por për arsye të situatës të krijuar nga pandemia Codiv – 19, u zhvillua online, në një platformë të çertifikuar dhe të sigurt dhe zgjati 3 orë.

Të fundit