Flash News

E-TJERA

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtarin e saj; për çfarë akuzohen

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim ish-kryetarin e Gjykatës
Fatos Lulo dhe Bashkim Dedja

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedjan dhe për ish-anëtarin e saj Fatos Lulon. SPAK i ka çuar të dy gjyqtarët për gjykim në GJKKO.

Ata akuzohen për "Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë". Gjyqtarët u shkarkuan nga vettingu për shkak se nuk e justifikonin pasurinë.

Pas largimit nga detyra, SPAK sekuestroi në prill të këtij viti pasuritë e dy gjyqtarëve. 

Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë, ndërsa Dedjas një apartament me sipërfaqe 60 m2 në Golem.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 30.7.2021, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kerkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.137/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurit:

– Fatos Lulo, me detyrë ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

– Bashkim Dedja, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave privatè té personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Të fundit